- ALUFORMA-PLAST
Rreth Nesh
Aluforma-plast
Cilësi.Precizion.Shpejtësi
Kompania Aluforma-Plast, është një ndërmarrje inovative e specializuar në prodhimin e produkteve prej alumini dhe plastike.
Aluforma-Plast, e vetmja në llojin e saj në Shqipëri dhe rajon përsa i përket teknologjisë moderne, shpejtësisë, kapacitetit të lartë prodhues dhe cilësisë, nisi aktivitetin e saj në 2023, me një investim serioz që mundësoi sjelljen në Shqipëri të linjës së plotë automatike Elumatec dhe Someco, dy makineri të teknologjisë më të fundit gjermane të prodhimit me kapacitet të lartë.
Prej 2023, Aluforma-Plast ofron cilësi dhe shpejtësi për klientët tanë në projekte të larmishme si komplekset e banimit, objektet akomoduese, dhe qëndrat tregtare, duke përmbushur kërkesat globale dhe duke vendosur standarde të larta në tregun shqiptar dhe më gjerë.
- ALUFORMA-PLAST
Misioni
Misioni ynë është të transformojmë industrinë prodhuese me cilësinë maksimale të prodhimit të aluminit dhe plastikës (fasadave, dyerve, dritareve, kangjellave, grilave) duke përdorur teknologjinë më të avancuar gjermane.
Cilësi.Precizion.Shpejtësi – kjo është motoja jonë, me qëllim që klientët tanë të jenë gjthmonë një hap para në kohë, cilësi dhe saktësi.
- ALUFORMA-PLAST
Vizioni
Vizioni ynë është të udhëheqim sektorin e prodhimit të aluminit dhe plastikës duke vendosur standarde të reja për cilësi dhe qëndrueshmëri në treg. Ne synojmë të jemi partnerë të besueshëm për klientët tanë, duke ofruar zgjidhje të personalizuara dhe unike për projektet e tyre, falë përdorimit të teknologjisë gjermane dhe praktikave më të fundit në fushën tonë.